“Sot lëviza në këmbë nëpër qytet dhe shkova në zyrë pa makinë. Ambienti është jeta. Prandaj, le ta ruajmë. Sa herë është e mundur duhet ta shmangim lëvizjen me automjet.
”Albin Kurti dha sot këtë mesazh, brenda të cilët pati dy reagime.Kryeministri i Kosovës Albin Kurti jo rastësisht ka postuar sot në rrjetet sociale disa fotografi, ku ka zbuluar se rrugën deri në zyrën e tij e ka bërë sot në këmbë.Reagimi i kryeministrit vjen pas incidentit që ndodhi me zevëndësin e tij Avdullah Hoti, i cili u qëllua në rrugë me vezë në shenjë revolte, për mos heqjen e taksës me Serbinë.Albin Kurti ka treguar se është i qartë në vendimet e tij dhe nuk e frikëson askush.Por, gjithashtu ai tha se duke shmangur makinat, ruajmë edhe ambjentin e pastër.