Nëndrejtori i Spitalit të Hanoverit në Gjermani u shkarkua nga detyra pas kritikave se mori përsipër kurimin e atij që njihet si Kumbari i Ballkanit. Bëhet fjalë për Igor Krstoviç, një 35-vjeçar të plagosur rëndë në Podgoricë të Malit të Zi.
I gjithë operacioni për të ruajtur Kumbarin e Ballkanit kushtoi afro 1 milionë euro prej parave të taksapaguesve gjermanë. Sipas gazetës BILD, 2456 policë u angazhuan për të ruajtur Kumbarin e Ballkanit. Malazezi qëndroi për disa ditë në klinikë dhe më pas doli një urdhër për deportimin e tij. Ai u largua për në Stamboll.
Mafiozi malazez u plagos rëndë më 28 janar. Ai fluturoi me një avion privat për në Hanovër, një qytet ku veprojnë jo pak anëtarë të bandës rivale. Mafiozi tha se do paguante vetë kurimin. Por shërbimet për sigurinë e tij shkuan si faturë për shtetin gjerman.
Igor u qëllua me 27 plumba. Ai mori shtatë plumba në trup. Sulmi është pjesë e një përplasje mes dy bandave të frikshme të Kotorrit. Lufta mes tyre ka nisur që në vitin 2014 për një ngarkesë të humbur kokaine. Prej atëherë janë vrarë së paku 40 persona.