Antonio Milloshovski dorëzoi sot në Prokurori audio materialet që ndërlidhen me ish kryeministrin Zoran Zaev dhe u shpreh se tani në radhë është Prokuroria, që sipas tij do të ishte mirë që ky institucion të thërret ish kryeministrin Zaev që edhe ai të jep dëshminë e tij. Ndryshe sipas Milloshovskit bëhet fjalë për audio incizim ku dëgjohet zëri i Zaevit, derisa ndikon në gjyqësor dhe Prokurori.
“Sot atë që e posedoja si material, transkripte dhe audio incizime të ndërlidhura me ish kryeministrit Zoran Zaev, ku dëgjohet zëri i tij se si bisedon për ndikime në gjyqësor dhe Prokurori, i dorëzova sot tek prokurorja Ruskoska. Nga ana e saj u tha se ky material do të përpunohet për të pa se sa është relevant”, tha Milloshovski.