Policia e Fushë Krujës ka arrestuar autorin e vrasjes së 41-vjeçarit, pak orë më parë në fshatin Halilaj.
Shërbimet e Policisë pas veprimeve të shpejta e profesionale, bënë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit të vrasjes së 41 vjeçarit.
Viktima është identifikuar si Juljan Halili.
Ndërsa xhaxhai i tij, autori i dyshuar për këtë ngjarje Shkelqim Halili, fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes ndersa me pas eshte arrestuar nga policia.