Nga mesnata e sotme, sipas këtij vendimi duhet të mbyllen të gjitha shitoret, restorantet, baret si dhe lokalet tjera të argëtimit.
Me qëllim luftimin e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit, Qeveria Federale e Zvicrës ka ngritur masat e gatuishmërisë në nivel vendi Ajo ka shpallur pak minuta më parë “Gjendjen e Jashtëzakonshme” duke ashpërsuar masat e ndërmarra për mbrojtjen e popullatës.
Kjo është kumtuar në një konferencë me media që presidentja e federatës Simonetta Sommaruga me disa nga ministrat federalë dhe me bashkëpunëtorët e ka filluar në Bernë në orën 17.00
Nga mesnata e sotme, sipas këtij vendimi duhet të mbyllen të gjitha shitoret, restorantet, baret si dhe lokalet tjera të argëtimit.
Nga mbyllja përjashtohen vetüen shitoret ushqimore dhe institucionet shëndetësore. Këto masa vlejnë deri më 19 prill.