Mjekja Ermira Kola ka përcjellë një mesazh për të gjithë qytetarët, të cilët këto ditë po përballen me një situatë të vështirë në betejën kundër përhapjes së koronavirsit.
Kola shfaqet optimiste se duke u bërë të gjithë bashkë, Covid-19 do të mposhtet dhe siguroi që së bashku më kolegët e saj do të qëndrojnë pranë pacientëve, duke u shërbyer me përkushtim dhe profesionalizëm.
Ajo iu ka kërkuar qytetarëve që të qëndrojnë fizikisht larg njëri-tjetrit, në mënyrë që e nesërmja t’i gjejë të gjithë bashkë.
“Ne do t’ia dalim edhe kësaj radhe. Do t’ia dalim nëse do bëhemi të gjithë bashkë! Do t’ia dalim duke fituar në luftë për jetën, në luftë për të mposhtur frikën, sepse do jemi pranë pacientëve tanë, duke shërbyer me pasion, profesionalizëm e përkushtim! Qëndroni larg njëri-tjetërit sot, që nesër të jemi të gjithë bashkë!”