Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka prezantuar sot gjeneral brigade Ylber Dogjanin si komandantin e ri të Forcës Detare të Republikës së Shqipërisë.
Në eventin përkatës ministrja Kodheli tha se territori dhe siguria e kufijve tanë është e paprekshme. Ajo kërkoi angazhimin e të gjitha forcave për të ushtruar me devotshmëri detyrën dhe misionin për të siguruar qetësinë e çdo qytetari të Shqipërisë.
Nga ana e tij, komandant Dogjani vlerësoi autoritetet për besimin e dhënë dhe deklaroi se do të mbrojë sovranitetin e hapësirës detare dhe sigurojë kontrollin e trafikut detar në vend.