Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka thënë se dje ndodhi maskarada politike në mes të krizës dhe luftës me pandeminë globale.
Ajo në një postim ka thënë se historia do të gjykojë ata që e sollën këtë ditë, shkruan Reporteri.net.
Postimi i saj:
Mirëmëngjesi Kosova jonë,
Dje ndodhi maskarada politike në mes të krizës dhe luftës me pandeminë globale.
Ashtu sikur e prezentova në fjalimin tim dje, sot Kosova u zgjua me lajmin për rrëzimim e Qeverisë në mes të pandemisë, në të gjitha mediat botërore.
Jam e sigurt se historia do të gjykojë ata që e sollën këtë ditë, por gjithashtu kurrë më e sigurt nuk kam qenë se energjia dhe gatishmëria jonë për të vazhduar betejën për Kosovën shtet i zhvilluar dhe shtet i së drejtës nuk ka qenë më e madhe.
Dje ishte vetëm një betejë në numrin e gjatë të tyre që duhet të bëjmë për vendin tonë.
Do të kemi edhe shumë tjera me fitore për Kosovën dhe njerzit e saj.
Të ❤️ Kosovë