Pasojat që COVID-19 po lë në Itali janë të tmerrshme.
Këtë të premte është shënuar për fat të keq një numër rekord të vdekurish.
Në vetëm 24 orë kanë humbur jetën 969 persona.
Një shifer e tmerrshmem, e pakrahasueshme me cdo të dhënë në ditet e fundit.
Në raport me ditën e enjte, janë shënuar rreth 250 viktima më shumë.
Shifrat më të tmerrshme vijnë sërish nga Lombardia me mbi 560 viktima vetëm në orët e fundit.
Tani shifra totale e te vdekurve ne vendin fqinj eshte 9134.
Ndërkohë numri I rasteve të reja vetëm këtë të premte është 4401 pak a shumë në të njëjtën linjë me një ditë më parë.
66 mijë e 414 janë aktualisht të sëmurë nga të cilët 3742 janë në terapi intensive.
Autoritetet italiane raportuan se jane 10 e 950 persona te sheruar deri me tani nga COVID-19.