Shkon në 10 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se një 67-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të shtune në spitalin Infektiv.
Bëhet fjalë për Ll. N., i cili ishte prej 10 ditësh dhe po trajtohej prej katër ditësh në terapi intensive në gjendje të rënduar, i intubuar. Po ashtu, pacienti vuante edhe nga hipertensioni.
Mbrëmjen e djeshme, ndërroi jetë edhe një grua nga qyteti i Vlorës. Ajo ishte shtruar prej 4 ditësh në spitalin infektiv dhe në dy ditët e fundit ndodhej në terapi intensive.
Ministria informon se pacientja rezultonte në kartelën e spitalit infektiv në moshën 52-vjeçare, por, pas verifikimeve me gjendjen civile, u konstatua që ishte 72-vjeçe.