Për herë të parë që nga janari, Kina nuk ka raportuar asnjë vdekje nga Covid-19 gjatë ditës së hënë. Pavarësisht vështirësive të përditshme në të cilët Wuhan vazhdon të ndodhet, të dhënat duken mjaft optimiste.
Pak ditë më parë, (2 prill) “National Health Commission”, konfirmoi 32 raste të reja të të infektuarish në të gjithë Kinën, të cilët kishin mbërritur aty nga vende të tjera. Përveç tyre rezultuan dhe 30 njerëz të tjerë, të prekur nga Covid-19, por pa simptoma, shkruan The Guardian
Kina dhe Hong Kong kanë riforcuar masat në lidhje me ardhjen e njerëzve nga pjesa tjetër e botës. Një tjetër shqetësim i tyre janë të infektuarit pa simptoma.
Më shumë se 1.3 milion njerëz në të gjithë botën janë të prekur nga Covid-19 dhe 74,744 të tjerë kanë humbur jetën, referuar të dhënave të John Hopkins.
Sidoqoftë, fakti që për herë të parë nuk ka asnjë vdekje nga pandemia, përbën lajmin më të mirë të muajve të fundit.
Shefi ekzekutiv Carrie Lam tha të martën se kishte patur rritje dyshifrore në raste çdo ditë, kryesisht në mesin e banorëve të Hong Kongut që ktheheshin nga jashtë.
Lam tha qëdëshironte që populli të ushtronte vetë disiplinë por qeveria nuk do të hezitonte të përdor legjislacionin për të zbatuar masa më të rrepta nëse do të jetë nevoja.
Në Wuhan, që ishte dhe epiqendra e koronavirusit, tani autoritetet i lejojnë njerëzit të lënë shtëpinë për rreth 2 orë në ditë, ndërkohë që autoritetet po fokusohen tani vetëm tek njerëzit që nuk shfaqin simptoma.