Javën e ardhshme, më 16 Prill do të zhvillohet seanca parlamentare, ku deputetët do të thyejnë karantinën mbi një mujore dhe do i rikthehen sallës së parlmentit.
Për zhvillimin e kësaj seance janë vendosur rregulla strikte për sigurinë e deputetëve. Java e ardhshme do të sjellë ndryshime edhe sa i përket mbledhjeve të komisioneve parlamentare.
Në hyrje të Sallës së Seancave, do të jetë një grup personeli mjekësor që do të masë teperaturën e deputetëve dhe të administrates, që do të jetë brenda.
Sigurisht ata do të jenë të pajisuar me maska dhe doreza, ndërsa administrate do të jetë në një numër të kufizuar, sa për të munduësuar zhvillimin pa probleme të seancës.
Deputetët nuk do të jenë të ulur në vendet e tyre të zakonshme. Për të krijuar distancën e dosmodsoshme ata do të jenë shpërndarë në pothuajse të gjithë sallën.
Disa do të jenë pozicionuar në karriget e sallës, disa në llozhat anësore të katit të parë dhe katit të dytë si dhe galerinë e sipërme të sallës.
I gjithë diskutimi do të zgjasë vetëm dy orë, e më pas do të miratohen disa akte të qeverisë, ndryshimet në kodin penal dhe dy dekretet e Presidentit, për anti-kck dhe ligjit të pronave.
Sipas urdhrit të kreut të Kuvendit, ligjvënësit, edhe pse mbledhjet do të jenë online, do të duhet të tregojnë kujdes në etikën e fjalëve por edhe sfodin që do të kenë nga pas. Do të jenë nga zyrat apo nga banesat e tyre, deputetve u ëhstë tërhequr vëmendja që të gjejnë sfond të përshtatshëm për të komunikuar gjatë mbledhjeve.
Kush nuk zbaton këto rregulla, kryetarët e komisioneve kanë autorizim, ti përjashtojnë deputetët nga mbledhja.
Të gjithë këto rregulla u vendosën në mbledhjen e Konferencës së kryetarëtve që u zhvillua oneline të premten e 10 prillit.