Grupi i aktivistëve Replikë do të organizojë nesër një protestë “N ‘ballkon”, në shenjë pakënaqësie me zhvillimet politike në Kosovë.
Në një njoftim në Facebook thuhet se protesta do të mbahet nga ora 20:00 deri në ora 20:10.
“Të gjithë qytetarët e Kosovës, më 24 prill 2020, në ora 20:00, përmes zhurmës me tenxhere do të kërkojmë zgjedhje të reja parlamentare pas përfundimit të pandemisë COVID-19.Zhurma e tenxhereve le të jetë kërkesë e jona për vazhdim të punës të qeverisë në detyrë deri në përfundimin e pandemisë dhe pastaj shpalljes së zgjedhjeve”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë:
Të gjithë qytetarët e Kosovës më 24 prill 2020 në ora 20:00 përmes zhurmës me tenxhere do të kërkojmë zgjedhje të reja parlamentare pas përfundimit të pandemisë COVID-19.
Zhurma e tenxhereve le të jetë kerkesë e jona për vazhdim të punës të qeverisë në detyrë deri në përfundimin e pandemisë dhe pastaj shpalljes së zgjedhjeve.
Zhurma e tenxhereve le të jetë kerkesë e jona për qeveri legjitime dhe respektim të vullnetit të votuesve.
Zhurma e tenxhereve le të jetë revoltë e jona kundër një kryeministri i cili nuk ka qenë kandidat për kryeministër gjatë zgjedhjeve, kështu duke mos u respektuar vullneti qytetar.
Zhurma e tenxhereve le të jetë revoltë e jona për fokusin e politkanëve gjatë kësaj kohe në lojëra politike e jo në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm nga COVID-19.
Zhurma nga ballkonet le të jetë përgjigje e qytetarëve të Kosovës që #NukJemiDele
Nga ora 20:00 deri në ora 20:10 po bëjmë zhurmë me mjete metalike jo të rrezikshme nga ballkonet dhe dritaret e shtëpive dhe banesave tona./ Kosovapress