“Spektakël i jashtëzakonshëm”/ Çfarë ishin ato që pamë mbrëmë në qiell

Nëse mbrëmjen e djeshme ishit të vëmendshëm, s’mund të mos ju ketë rënë në sy një “spektakël yjesh”.

Pikëza të ndritshme që ndiqnin njëra-tjetrën me një simetri të frikshme, ndërkohë që numri i tyre sa vinte e shumëfishohej. A thua se po kolonizonin qiellin. Por ç’ishte e gjitha kjo?

Kështu nga një anë morën hov teoritë konspirative mbi disqet fluturuese, disa menduan për pak çaste mbi një shi meteorësh të mundshëm, ndërkohë që e vërteta është krejt ndryshe.

Ajo çka keni parë mbrëmë është konstalacioni satelitor Starlink, i ndërtuar nga SpaceX për të përmirësuar shërbimin e internetit nga hapësira.

Konstelacioni përbëhet nga mijëra satelitë të vegjël të prodhuar në masë në orbitën e ulët të Tokës, duke punuar në kombinim me transmetuesit tokësorë. SpaceX gjithashtu planifikon t’i shesë disa nga satelitët për qëllime ushtarake, shkencore ose eksploruese.

Kompania ka 400 satelitë në orbitë, dhe po planifikon të lëshojë edhe 12 000 të tjerë. Ju kujtojmë se SpaceX lëshoi në orbitë 60 satelitët e rinj me datën 18 mars dhe ky është grupi i gjashtë i Starlinks që SpaceX që ka lëshuar brenda një viti.

Astronomët i kanë konsideruar këta satelitë si një “krim kundër njerëzimit”. Ata mendojnë se satelitët po pengojnë vëzhgimet shkencore dhe e bëjnë të vështirë për ta të shohin qiellin e natës pasi reflektojnë dritë.

https://www.youtube.com/watch?v=zdL2nE5nwlc

Leave a Reply