Virusi në Francë që në dhjetor/ Ekspertët zbulojnë pacientin pa simptoma

Koronavirusi duket se ka qarkulluar që në muajin dhjetor në Francë, një muaj përpara konfirmimit zyrtar të rasteve të para me covid 19. Një spital në veri të Parisit ka kryer 24 teste tek pacientët me pneumoni që janë trajtuar në fund të vitit 2019. Shefi i reanimacionit, Yves Cohen bëri të ditur se një rast rezultoi pozitiv me covid 19 që në 27 dhjetor.

SHEFI I REANIMACIONIT, SPITALI AVICENNE

” Mostra u provua disa herë për tu siguruar që nuk kishte gabime. Pacienti ishte i sëmurë për 15 ditë dhe infektoi edhe dy fëmijët e tij por jo gruan e cila punonte në një supermarket. Ekziston mundësia që të ketë qënë asimptomatike por ende nuk mund të flasim me siguri për këtë. Nuk e dimë nëse ky ishte pacienti zero në Francë por hetimet epidemiologjike vijojnë.”

Franca, e cila numëon më shumë se 25,000 viktima nga pandemia, konfirmoi tre rastet e para me COVID-19 më 24 Janar. Javën e ardhshme pritet që të lehtësohen disa kufizime.  

Europa tashmë e ka kaluar kulmin e shpërthimit të pandemisë dhe po përballet me pasoja të mëdha ekonomike, miliona njerëz po përballen me papunësinë. Rihapja e vendeve në fazën e dytë ka rritur shqetëimin për rikthimin e virusit.

Pandemia tashmë është zhvendosur në Rusi ndërsa numërohen më shumë se 250 mijë të vdekur në rang botëror. Rreth 4 milionë pacientë janë infektuar me covid 19.

Leave a Reply