693 persona që rezultuan pozitivë me koronavirus kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Britaninë e Madhe, duke e çuar në total numrin e vdekjeve në 29.427.
Për pasojë, Britania tani ka tejkaluar Italinë për numrin e viktimave, duke u bërë vendi i parë në Evropë për vdekjet më të larta.
Këtë të martë, autoritetet njoftuan se në Angli kanë humbur jetën 366 njerëz. Në Skoci janë raportuar 44 vdekje. Ndërkohë, në Uells u shënuan 26 viktima brenda një dite.