Maqedonia e Veriut drejt zgjedhjeve/ Kundërshtohet shtyrja e votimeve në vjeshtë

Komisioni për sëmundje infektive ne Maqedonine e Veriut  do të mblidhet kete te premte per te diskutuar nese plotesohen kushtet per mbajtjen e zgjedhjeve.

Sipas Kryetarit te LSDM-së, ish-kryeministrit Zoran Zaev, nëse në qershor zbutet kriza e pandemise, atëherë vendi duhet te shkoje në zgjedhje, pasi në vjeshtë, nëse ndodh një valë e dytë, nuk ka më kohë për shtyrje të procesit.

ZORAN ZAEV

KRYETAR, LSDM

Besoj se të gjithë do të jemi të përgjegjshëm dhe të tregojmë se nëse nuk

kryhen zgjedhjet tani kur do të ndodhin? Askush nga ne nuk do që kriza në vjeshtë të rikthehet, por nëse përsëritet? Kush do ta marre përgjegjësinë?

Kryetari i LSDM-së ka pritshmeri se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare partia e tij të sigurojnë nga 70 deri 100 mijë vota nga shqiptarët. 

Ndersa kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi  ka kerkuar nga Komisioni i Zgjedhjeve te nise menjehere pergatitjet pasi Parlamenti aktual nuk mund te rikthehet.

TALAT XHAFERI

KRYETAR I KUVENDIT, MAQEDONI E VERIUT

 Me vendimin për të thirrur seancë për kthimin e Parlamentit, unë e shkel Kushtetutën dhe kryej vepër penale keqpërdorim të detyrës dhe funksionit. Ju duhet ta kuptoni atë si frymë të Kushtetutës. Unë nuk kam asnjë të drejtë personale, individuale ose institucionale për ta kthyer Kuvendin.

Ne kushtet e ketij ngerci institucional me nje parlament te shperbere dhe me nje qeveri teknike mandati i te ciles ka perfunduar, javen e ardhshme Presidenti Stevo Pendarovski do te mbaje nje takim me lideret politike me qellim daljen nga kriza.

Leave a Reply