6 raste të reja janë gjetur pozitiv me koronavirus në Shqiperi në 24 orët e fundit.
Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik Marjeta Dervishi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 224 analiza me një përqindje shumë të ulët të pozitivitetit ditor në 2.67%.
Sa I takon qyteteve ku kemi pasur rastet e reja, nga ISHP bënë të ditur se kemi 3 raste në Tiranë dhe 3 në Krujë.
Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë.
Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 856 qytetarë.