Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Boterore të Shendetesise, Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi se ende nuk është arritur kulmi i pandemisë së koronavirusit.
Gjatë një konference për shtyp, ai tha se: “Epidemia po perforcohet; ne ende nuk e kemi arritur kulmin e pandemise”.
Duke marrë shkas nga rastet e reja me koronavirus, ku vetëm gjatë fundjavës u shënuan rreth 400 mijë të prekur, kreu i OBSH tha se koronavirusi nuk ka dhënë asnjë shenjë të zhdukjes.