Lideri socialdemokrat Zoran Zaev përfundimisht mbyll dyert për një koalicion me BDI-në pas zgjedhjeve të 15 Korrikut. Komentet për Radion Evropa e Lirë Zaevi i bëri pas përplasjeve të fundit me integristët.
“Nuk ka shanse që të hyjmë në koalicion me BDI-në sepse opsionet kundrejt kundërshtarit të parë dhe të drejtpërdrejt të BDI-së që është Aleanca dhe Alternativa, janë afër me mandatet, madje edhe po të ketë dallime prej 2-3 plus minus atëherë kemi opsion që realisht të zgjedhim.”
Sonte në mesnatë në Maqedoninë e Veriut hynë në fuqi heshtja zgjedhore.
Më shumë se 1.8 milionë votuesit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare për shkak të pandemisë, për herë të parë do të votojnë tre ditë.
Në garë janë listat e kandidatëve të 15 koalicioneve dhe partive politike me gjithsej 1.578 kandidatë, prej të cilëve 903 janë burra, ndërsa 657 gra.