Kryeministri Edi Rama e ka theksuar edhe sot deklaratën e tij se Parlamenti “është sovran e mbi parlamentin s’është askush e s’mund të dalë askush”, lidhur me akuzat për ndryshimet kushtetuese për reformën zgjedhore.
“Komisioni i Ligjeve ka votuar fjalë për fjalë draftin e dakortësuar me opozitën jashtëparlamentare më 5 qershor”, theksoi Rama.
Rama: Sot Komisioni Ligjeve miratoi ndryshimet dhe sepse opozita parlamentar refuzuan të pranojë mos depolitizimin e komisioneve të votimit dhe numërimit, që sic e dini është lëshimi i madh i bërë nga PS.
Jo me hirin e objektivave të vetë, por me pahirin për ta përfshirë opozitën jashtë në proces. Dje komisioni i ligjeve i hapi rrugë zgjedhjes së deputetëve nga populli.
Kjo nisëm kushtetuese ka pasur konsensus të plotë me opozitën parlamentare ne votimin e djeshëm dhe faktikisht jemi në mes të dy palëve , ku jemi në konsensus të plotë për ato se çfarë më vete duan dhe s’kemi për atë që këto palë më vete nuk duan.
Për reagimin e opozitës presidenciale dhe jashtë parlamentare i papranueshëm në aspektin, etik, politik e kombëtar. Sepse e dimë që as opozita jashtë dhe ajo presidenciale nuk e vlerësojnë dhe respektojnë Kuvendin, por kjo nuk e ndryshon faktin që kuvendi është sovran. Në aspektin etik nuk është e denjë që Kuvendi të sulmohet, përbuzet qoftë nga një institucion si Presidenca dhe këtë e them sepse etika institucionale është baza e shkruar në çdo paragraf të parë të çdo edukate shteti dhe qoftë vetë nga opozita jashtëparlamentre që zgjodhi vetë ta linte kuvendin.
asgjë nuk e shlyen nga përgjegjësia që ka lidhur me ata të cilët sot janë deputet të opozitës në parlament sepse vetë i sollën.
Ndërkohë ne do ta diskutojmë natyrisht me opozitën parlamentare pa cenuar asnjë pikë e presje të çka në kodin zgjedhor do integrohet si frut i marrëveshje me opozitën jashtë. Mbi parlamentin nuk është askush!
Sot PS ka konfirmuar seriozitetin në zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit.