Miliona njerëz mund të ekspozohen në nivele të larta stresi nxehtësie, një gjendje e jashtëzakonshme që shkakton organet që të pushojnë së punuari. Shumë njerëz punojnë në vende në zhvillim dhe bëjnë punë që i ekspozojnë drejt disa gjendjeve që janë kërcënuese për jetën.
Kjo përfshin edhe atë që bëjnë fermerët apo punëtorët e ndërtimit, ata që punojnë jashtë fabrikave apo spitaleve. Temperaturat do të rriten dhe ka shumë mundësi që vera të bëhet “shumë e nxehtë për njerëzit” për të punuar.
BBC ka sjellë shembullin e një mjeku në Singapor. Siç duket edhe në foto, syzet e tij kanë avulluar pasi në vendin e tij të punës duhet të qëndrojë pa kondicioner dhe me mjete mbrojtëse pasi duhet të trajtojë pacientët me koronavirus.
“Është shumë e parehatshme gjatë një turni tetë orarësh”, është shprehur Lee, i cili ka shtuar se kjo gjë ndikon edhe në moral.
Sipas tij, nxehtësia mund të ngadalësojë edhe aftësinë që është shumë e rëndësishme për një staf mjekësor, marrja shpejt e vendimeve.
Çfarë është stresi nxehtësisë?
Kjo gjendje ndodh kur trupi nuk është në gjendje të ftohet siç duhet dhe temperatura vijon e rritet në nivele aq të rrezikshme saqë i detyron organet jetësore që të ndalojnë.
Zakonisht kjo ndodh kur përdoret teknika për të larguar nxehtësinë, sepse nuk ndodh avullimi i djersës në lëkurë për shkak të ajrit që është shumë i lagësht.
Simptomat kryesore janë zbehja dhe çorientimi, megjithatë mund të luftohet shumë lehtë duke pirë lëngje dhe duke pushuar sa më shumë.