Gjatë 24 orëve të fundit, vendi ynë ka shënuar 3 viktima dhe 55 raste pozitive, nga 431 testime të kryera për koronavirus.
Personat që ndërruan jetë ishin një 52-vjeçar nga Tirana, një 57-vjeçar nga Kukësi dhe një 59-vjeçar nga Korça.
Aktualisht në në spitalin infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 106 pacientë, 9 pacientë janë në terapi intensive dhe 1 prej tyre është i intubuar.
“Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 39 raste në Tiranë, 4 në Vlorë, 3 në Kukës, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Kavajë, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Kamëz. Numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është më i lartë se numri i të identifikuarve pozitive me Covid19. Janë shëruar 77 qytetarë, duke e çuar në 2214 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.”
Aktualisht janë 1585 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.