Banka e Shqipërisë uli sërish normën bazë të interesit me 0.25 për qind, duke e zbritur atë në rekordin e ri historik prej 1.75 për qind. Kjo është ulja e 14 me radhë, edhe ky një rekord tjetër historik.
Në njoftimin paraprak, banka thotë se Këshilli Mbikqyrës e vendosi këtë masë pasi mori në shqyrtim Raportin Tremujor të Politikës Monetare. Pasi u njoh me zhvillimet më të fundit ekonomike, monetare e financiare në vend, si dhe në vijim të diskutimeve mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli vendosi ta ulë edhe me 0.25 pikë përqindje të tjera normën bazë të interesit.
Përmes kësaj mase, banka synon t’i japë një shtysë të re ekonomisë në nxitjen e konsumit dhe investimeve.