Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shprehet se maskat dhe barrierat mbrojtëse duhet të bëhen pjesë e veshjes së çdo qytetari.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, Manastirliu tha se mbajtja e maskës do të ndihmojë sistemin shëndetësor në përballimin e situatës.
“COVID19. Maska ose barriera mbrojtëse duhet të bëhet pjesë e veshjes së secilit prej nesh në normalitetin e ri dhe vendosja e saj është LIGJ në të gjitha ambientet e mbyllura! Që të ndihmojmë sistemin shëndetësor në përballimin e situatës nevojitet që çdo qytetar të marrë përgjegjësi individuale, duke vendosur detyrimisht maskën, për të ulur përhapjen e infeksionit! #VendoseMaskën😷 #RuajShëndetin #TëNdihmojmëEkipetMjekësore #COVID19.”