Një plaçkitje e armatosur ka ndodhur të shtunën në një supermarket në Prishtinë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 22 e 20, në Lagjen Spitalit.
Një dëshmitar i rastit i ka thënë Telegrafit, se pak para mbylljes një person i armatosur ka hyrë në marketin “MAXI” dhe duke kërcënuar me armë zjarri, ka marrë paratë dhe ka ikur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe po merren me rastin.
Deri me tani nuk ka ndonjë informacion zyrtar.