Në cilësinë e kreut të OSBE, kryeministri edi Rama i ka dërguar sërish një tjetër letër presidentit bjellorus Lukashenko.
Në letrën e publikuar nga gazeta gjermane BILD, Rama, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë kanë përsëritur ofertën për dialog mes autoriteteve qeveritare dhe opozitës.
“Ne jemi duke ndjekur nga afër dhe me shqetësim zhvillimet në këtë drejtim, ne do të dëshironim të përsërisim ofertën tonë për të vizituar Bjellorusinë, për të dëgjuar pikëpamjet në lidhje me situatën dhe për të pasur një diskutim mbi sfidat aktuale në vend. Bjellorusia është një shtet i rëndësishëm, pjesëmarrës i organizatës sonë dhe jemi të gatshëm ta zgjerojmë mbështetjen për të”, shkruhet në letrën e dërguar Lukashenkos.