Është zyrtare, takimi Kosovë-Serbi në SHBA do të mbahet më 4 shtator. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Ullyot.
“Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien ka ftuar liderët e Serbisë dhe Kosovës në Uashington për datën 4 shtator. Bisedimet janë shtyrë për dy ditë për shkak të agjendës”, është shprehur ai ai për Gazetën Express.
Po ashtu, Ullyot ka shtuar se SHBA mezi pret vazhdimin e bisedimeve, duke specifikuar se temat ekonomike janë baza drejt avancimit në procesin e paqes mes Kosovës dhe Serbisë
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mezi presin këto bisedime të rëndësishme në mes të presidentit Vuçiç dhe kryeministrit Hoti. Ne besojmë që progresi në ekonomi, përfshirë krijimin e vendeve të reja të punës dhe nxitja e rritjes ekonomike janë hapat e parë drejt avancimit në procesin e paqes”, është shprehur ai.