Një gjykatë në Berlin hodhi poshtë vendimin që ndalonte protestat kundër kufizimeve të koronavirusit në Gjermani.
Gjykata Administrative e Berlinit vendosi të premten që protesta mund të zhvillohet në qytet të shtunën me disa kushte. Tubimi pritet të mbledhë mijëra njerëz, në një kohë kur rastet me COVID-19 po shtohen.
Gjatë kësaj jave, autoritetet njoftuan se do të ndalonin protestat për shkak të shqetësimit që është krijuar nga infeksionet.
Por organizatorët e protestës akuzuan qeverinë se po u mohon atyre lirinë e tubimit dhe të të shprehurit. Një protestë e ngjashme u mbajt në kryeqytetin gjerman në fillim të gushtit.