Hapet dosja për shkrimtarin Martin Camaj, Rama: Akuzat si bashkëpunëtor i Sigurimit, shpifje

Pas debatit pak kohë më parë mbi figurën e Ernest Koliqit dhe Martin Camajt, Autoriteti i Dosjeve ka hapur dosjen për këtë të fundit.

Kryeministri Edi Rama, pasditen e kësaj të premtje nga Pallati i Brigadave, e ka konsideruar një varrim të dytë akuzat ndaj shqiptarit si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

“Një masë gjithnjë e më e madhe njerëzish që nuk janë askush kërkojnë të bëhen dikush, duke guxuar që të prekin deri aty ku gjenden dykushët, për të cilës Derada thoshte që e bëjnë veç gostinë e tyre. Prishja e këtij vendi dhe përpjekja e shfrenuar e një lufte pseudosh që duke shfrytëzuar të gjitha parametrat dhe kushtet që ka krijuar kjo kohë e re për të hyrë në gostinë e tyre me dhunë dhe për të zëvendësuar engjëjt me djajtë, është e frikshme. Meriton të luftohet pa u dorëzuar.

Ky është një akt human dhe detyrim i kryer jo vetëm ndaj Martin Camajt, por ndaj shoqërisë. Së bashku me Musine Kokalarin, për të cilën u bë edhe hapja e procesit, ai ishte i fundit trashëgimtar i denjtë i brezit të rilindësve shqiptarë. Ai është në atë tryezën e epërme ku kanë zënë vend krenarët e letërsisë dhe ku nuk ngjiten zhurma e vogla”, është shprehur Rama./abcnews.al

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedirama.al%2Fvideos%2F752292602220634%2F&show_text=0&width=560

Leave a Reply