Duke iu referuar drejtuesve të rinj politike të PS-së në qarqe, sekretari i Përgjithshëm në PD, Gazment Bardhi u shpreh se kryeministri Edi Rama po kërkon të vjedhë për herë të tretë Shqipërinë me të njëjën “tufë hajdutësh”.
Përmes një statusi në Facebook, Bardhi shkruan se kreu i qeverisë kërkon mandat të tretë me “hajdutët e vjetër”.
“Asgjë e re nga fronti i Edi Ramës: Me të njëjtën tufë hajdutësh kërkon të vjedhë Shqipërinë për herë të tretë. Me të njëjtët njerëz, me të njëjtin model për të vjedhur. Në Shkodër Ilir Beqjen, kryehajdutin e shëndetësisë së munguar për shqiptarët. Në Tiranë, Elisën 5 milionë Euro, simbolin e korrupsionit në dogana dhe Veliajn e lavatriçes së pastrimit të parave, inceneratorëve, dhe vrasësit të Teatrit Kombëtar. Në Lezhë, Linditën e arsimit që s’di këndim, që vulosi ligjin e arsimit të lartë për të falimentuar universitetet publike dhe iku me turp pas protestave të studentëve në gjithë vendin. Në Elbasan, Taulant Ballën, garantin e banditëve, kumbarin e Toyota Yarisit dhe shokun e mafiozit Edmond Begos. Në Vlorë, Damian Gjiknurin e dosjes së blerjes së votave dhe shitjes së unazës së re 20 milion euro/km, Tërmeti i votave të mafias mbi zgjedhjet. Në Korçë, Niko Peleshin e shkarkuar për korrupsion, rrënuesin e Bujqësisë dhe kalbëzuesin e prodhimeve në ara. Në Dibër, Olta Xhaçka, hajduten e tenderave të ushqimeve të familjeve në nevojë gjatë pandemisë. Safet Gjicin që për tenderat e rilindjes konkurron me Safet Gjicin. Rama, koka e korrupsionit 8 vjeçar kërkon me hajdutët e vjetër mandat të tretë.”