Sot pasdite në mënyrë brutale është sulmuar fizikisht biznesmeni nga Shkupi, Lupço Palevski. Sipas Netpress, ai gjendet në gjendje kritike për jetën dhe është shtrirë në spitalin Sistina, ku mjekët po luftojnë për ta shpëtuar. Palevski është sulmuar rrugës për në vikendshtëpizën e tij, transmeton Gazeta Lajm.
Policia ende nuk ka dalur me njoftim për rastin. Palevski është edhe kryetar i Levizjes “Treta”. Ai në të kaluarën ka qenë funksionar i LSDM-së, mirëpo kohët e fundit ka pasur qëndrime të afërta me VMRO-DPMNE-në./Gazeta Lajm/
“Ishte si një cunami”, dëshmitë tronditëse të qytetarëve në Spanjë pas përmbytjeve, numri i viktimave shkon në 95
Të paktën 95 persona humbën jetën për shkak të përmbytjeve në Spanjën lindore të martën. 92 vdekje u regjistruan vetëm në Valencia, i…