Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, janë takuar sot në Stamboll me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Ata u takan në rezidencën Vahdettin në Stamboll. Këtë e bëri të ditur këshilltari i Pacollit, Naim Murseli, me anë të një njoftimi në rrjetin social Facebook.
“Sot për mëngjes Presidenti Erdoğan, Thaçi dhe Pacolli u takuan në rezidencën Vahdettin në Stamboll”, ka shkruar Murseli, pa dhënë detaje të tjera.
Ndryshe, kjo vizitë në Turqi dhe takimi i presidentit Thaçi me presidentin turk Erdogan, nuk është paralajmëruar.