Gjykimi për biznesmenit nga Ohri dhe këshilltarin komunal të BDI-së, Nefi Useni dhe vëllain e tij Ibraimin është shtyrë për më 26 tetor. Nga Gjykata Themelore në Ohër theksojnë se senca është shtyrë pas mungesës së Spiro Topalkoskit si dhe për shkaqe shëndetësore të Ibraim Useinit.
Prokuroria Themelore Publike ngriti akuza kundër dy vëllezërve nga Ohri për dhunë. Bëhet fjalë për rastin e përleshjes para një hoteli në Ohër.
Vëllezërit Useini, të cilët fillimisht ishin në arrati, kanë qenë në paraburgim që prej 26 gushtit dhe janë nën hetim për rrahjen e Spire Topallovskit nga Ohri. Pas vendimit për paraburgim, ata u liruan pasi ofruan garanci prej 850 mijë eurove.