Ish-komandanti i Shtabit të Përgjitshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku, nesër do të intervistohet në Hagë.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar avokati i tij, Artan Çerkini.
“Po, z. Çeku e ka bërë të ditur edhe vet më 3 shtator se do të intervistohet në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit”.
Intervistimi pritet të mbahet në orën 9:30.
Ish-kryeministri i Kosovës e pati thënë për Klan Kosovën:
“Jam ftuar në intervistë si i dyshuar, do të udhëtoj më 28 shtator”.