Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit sot janë kryer 1.224 teste, ndërsa janë regjistruar 148 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas qyteteve në: Shkup-50, Kumanovë-4, Dibër-2, Shtip-2, Prilep-9, Tetovë-11, Veles-2, Manastir-6, Kavadar-6, Gostivar-3, Gjevgjeli-1, Strumicë-6, Kriva Pallankë-3, Radovish-1, Koçan-18, Berovë-11, Vallandovë-1, Sveti Nikollë-6, Kërçovë-5 dhe Negotinë-1.
Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 65 pacientë të shëruar: Shkup-15, Kumanovë-5, Shtip-6, Prilep-3, Tetovë-3, Strugë-2, Veles-1, Manastir-4, Ohër-5, Kavadar-1, Gostivar-6, Strumicë-4, Kriva Pallankë-2, Radovish-2, Koçan-6.
Tre pacientë humbën jetën nga Prilepi (62), Koçan (87) dhe Gostivari (64).
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 17,629.