48 raste të reja, 61 të shëruar dhe 4 viktima është bilanci i Covid-19 për 24 orët e fundit në vendin tonë. Më shumë të infektuar janë regjistruar në Shkup-20, Kumanovë-3, Dibër-1, Prilep-3, Tetovë-1, Strumicë-4, Koçani-9, Probishtip-1, Pehçevë-1, Vinicë-2, Dellçevë-1, Shën Nikollë-2. Gjatë 24 orëve janë testuar 387 pacientë.
Në kushte spitalore si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga Covid-19, jetë kanë ndërruar 4 pacientë. Dy pacientë nga Shkupi (73 dhe 62 vjeç), një 69 vjeçar nga Kumanova dhe një 72 vjeçar nga Tetova.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë me Covid-19 gjithsej janë diagnostikuar 17.674 persona, prej të cilëve 14.642 janë shëruar, kurse 729 kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin në vendin tonë ka 2303 raste aktive me Covid-19.