Procesi gjyqësor “Tanku” tashmë ka mbaruar, ndërsa fati i Mercedesit për momentin është i pasigurt. Qeveria nuk e di se çfarë të bëjë me Mercedesin luksoz prej 600,000 eurosh, specifikimet e të cilit u porositën personalisht nga ish-kryeministri Nikola Gruevski.
Qeveria:
“Qeveria ende nuk e ka shqyrtuar këtë çështje pas situatës së re. Sapo të shqyrtohet dhe të ketë qëndrim mbi këtë çështje, publiku do të njoftohet menjëherë”.
Nga Qeveria nuk treguan nëse do ta përmbushnin premtimin për të shitur automjetin e blinduar. Ata e paralajmëruan këtë, ndërsa me paratë planifikohej të blihen ambulanca.
Ky Mercedes është simbol i harxhimit iracional të parave të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë në një kohë që duam ta lëmë pas nesh”-pohonte Mile Boshnjakovski, zëdhënës i atëhershëm i Qeverisë.
Më pas, Qeveria vendosi ta ndalojë shitjen, derisa të përfundonte procesi gjyqësor “Tanku”. Mercedesin e menaxhon Shërbimi për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta. Drejtori Pece Mirçevski nuk iu përgjigj pyetjeve tona gjatë gjithë ditës, lidhur me atë cili është plani për automjetin, nëse dhe kush e drejton atë. Gjatë gjykimit, Mercedesi nuk hyri në Agjencinë për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar, që sipas avokatit Zvonko Davidoviq, automjeti duhej të ishte aty, në vend që të përdoret. Sipas tij, asnjë premtim për hulumtimin e krimit me funksionarët publik nuk është përmbushur.
Është për të ardhur keq që të prishësh gjërat e prokuruara tashmë, t’i shkatërrosh ose, nuk e di … Nëse kjo kontribuon në blerjen e ambulancave ose automjeteve tjera të nevojshme, pajtohem me këtë. Por të lihet ashtu me të vërtetë nuk pajtohem, sepse këto janë gjëra që janë blerë nga paratë tona, nga buxheti”-tha Zvonko Davidoviq, avokat.
Mercedesi, Gruevskit i kushtoi dy vjet burg dhe arratisje në Hungari ndërsa Jankuloska tashmë po e vuan dënimin me katër vjet burg.