Këtë të dielë u regjistrua numri më i lartë i të vdekurve dhe i rasteve të reja me koronavirus në 24 orë në Shqipëri.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në “Facebook”, bëri përditësimin e shifrave. Ajo tha se kanë humbur jetën nëntë qytetarë, asnjëherë më parë nuk kanë qenë kaq shumë.
Kurse të infektuar janë 327 persona, numri më i lartë që nga marsi. Qytetarët që kanë fituar betejën me sëmundjen janë 57, kurse të shtruar në spitalet COVID 293.