Përmes një konference për shtyp nga selia e partisë së tij, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj tha se, të shtunën duke nisur nga ora 13:00, në Gjakovë do të mbahet një manifestim kundër marrëveshjeve me Serbinë dhe me Malin e Zi.
Ai tha se, në Gjakovë do të jenë bashkë me Vetëvendosjen dhe Nismën për Kosovën, dy subjekte të tjera politike të opozitës.
Më herët, edhe Vetevendosja dha një konferencë për shtyp nga selia e saj, duke njoftuar qëndrimin se, protestat do të vazhdojnë dhe se arrestimet nuk do t’i zmbrapsin nga kjo strategji.