Një protestë e paralajmëruar prej grupimeve anarkiste në kujtim të ekzekutimit të 16-vjeçarit Aleksis Grigoropullos 7 vite më parë, ka degjeneruar në akte dhune, të cilat ende vazhdojnë në qendër të Athinës.Anarkistët hodhën dhjetëra koktel molotov kundër forcave të rendit, të cilat u përgjigjen me gaz lotsjellës.Disa makina dhe dyqane janë dëmtuar nga gurët e anarkistëve, ndërsa policia ka kryer shumë ndalime nga radhët e tyre.Qendra e Athinës i ngjan një zone lufte. Në lagjen Eksarxia ndodhen forca të shumta policie, të cilat po kryejnë spastrimin e zonës nga anarkistët.
Tërmet në Shqipëri
Pak minuta më parë, një tërmet është regjistruar në Shqipëri. Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane e Mesdheut (EMSC), tërmeti është regjistruar me…