Paraditen e se martës, ne 8 dhjetor, opozita do te zbresë ne shesh per te protestuar kundër qeverise Rama. Përgjatë gjithë ditës se sotme ne selinë e PD, lideri i opozitës Lulzim Basha, ka zhvilluar takime me strukturat e partisë, per te përgatitur detajet e fundit te kësaj proteste. Marshimi i demokrateve per rrëzimin e qeverise, do te nise ne orën 11:00 ne sheshin “Skenderbej”, per t’u pozicionuar me pas para selisë se kryeministrisë. Është konceptuar qe kjo proteste te zgjasë rreth 3 ore dhe ne podium pritet te ngjiten qytetare te zhgënjyer nga koalicioni i majte, persona qe kane marre pjese ne lëvizjen studentore te 8 dhjetorit ’90, figura te rëndësishme te Partisë Demokratike, ndërkohe qe peshën kryesore te mesazhit te opozitës, do ta mbaje kryetari i PD Lulzim Basha. Ashtu siç ka ndodhur ne 2 vitet e fundit, ne çdo proteste ish-kryetari i PD Sali Berisha, nuk do te mbaje fjalim para protestuesve. Përgjatë ditëve te fundit, kryetari i PD Basha, ka sqaruar se kjo proteste shënon fillimin e nje përballje pa kthim me qeverinë, duke theksuar se zgjidhja per situatën ku ndodhet vendi është krijimi i nje qeverie teknike qe te çoje Shqipërinë ne zgjedhje te parakohshme.
Trazira në Belfast pas sulmit me thikë, autoritetet paralajmërojnë masa
Dhuna dhe trazirat kanë përfshirë Belfastin dhe zona të tjera të Irlandës së Veriut pas një sulmi me thikë që…


