Balla: Të përfshirë, miq të Bashës. PD: Qeveria, e lidhur me mafien
Shumica nuk duket e shqetësuar nga përgjimet e anti-mafies italiane, të cilat tregojnë se si organizata mafioze Ndrageta kishte planifikuar të investonte në Shqipëri, në sektorin e ndërtimit. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla thotë se personat e përgjuar kanë lidhje me opozitën dhe Presidencën dhe jo me mazhorancën dhe i kërkon SPAK ta hetojë deri në fund çështjen.
“Unë jam kryetari i delegacionit shqiptar në Parlamentin Evropian. Eurodeputeti që përmendet është mik i vjetër i Lulzim Bashës e ka pasur edhe në zyrë e ka takuar edhe në Bruksel edhe në Vlorë. Nisja e hetimeve nga SPAK, një gjë shumë e mirë. Meqenëse po bëhet fjalë për një eurodeputet pyeteni se e keni pasur në zyrë. Ata që janë përmendur me emër i keni në Presidencë dhe miq të kryetarit të opozitës, për të tjera duroni dhe dëgjoni. Ajo që përshëndes është fakti që SPAK do të bëjë verifikime përkatëse dhe do duhet t’i shkoj deri në fund kësaj çështje, kjo është po hetohet nga drejtësisë fqinje”.
Demokratët, këto deklarata i shohin si përpjekje për të shmangur vëmendjen. Jorida Tabaku ripërsërit akuzat se përgjimet dëshmojnë lidhjet e mazhorancës me mafien.
“Përpjekja patetike nga Taulant Balla nuk do të funksionojë. Kjo është ajo që ata bëjnë. Ata dështojnë. Ata korruptojnë. Ata marrin paratë tuaja dhe i fusin në xhepat e tyre”.
Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj se kanë shtuar pasuritë duke bashkëpunuar me mafien dhe siguron se me ardhjen në pushtet do të sjellë ndryshimin.