Një konflikt për “largimin e dëborës” nga rruga ka lënë dje tre të vdekur në SHBA, në atë që dëshmitarët përshkruanin si vrasje-vetëvrasje me dhjetra të shtëna, pas konfliktit në anë të rrugës.
Policia në Pensilvani tha se dy njerëz ishin vrarë dhe më pas vrasësi kishte vrarë veten.
Fqinjët dëgjuan të shtënat pak para orës lokale 10.00 në qytezën Plains, pas argumentit që lindi mes stuhisë së dëborës që ka përfshirë të paktën 20 shtete të SHBA.
Policia tha se ishte ende duke hetuar për ngjarjen e rëndë.
Nderkohë stuhia Orlena ka lënë mijëra shtëpi pa energji elektrike dhe ka shkaktuar kaos në udhëtime.
Guvernatori i New York, Andrew Cuomo tha se situata për qytetin është “si një atak kardiak” teksa disa qytete janë goditur nga rreth 60 cm dëborë.
Vëzhguesit e motit dhe stuhive kanë dhënë alarmin për 20 shtete.
Cuomo paralajmëronte: “Kjo stuhi është serioze pasi dëbora pritet të shkaktojë probleme për rrugët tona”.