Belhimer po ashtu theksoi se puna dhe komunikimi midis Algjerisë dhe Francës do të vazhdojë për më shumë arritje, më e rëndësishmja prej të cilave, siç tha ai, është “arritja morale”, njohja e krimeve koloniale të Francës”
Sipas qeverisë së Algjerisë, ikja e Francës nga pranimi i krimeve të saj koloniale nuk do të zgjasë shumë, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ikja e Francës nga njohja e krimeve të saj koloniale në Algjeri nuk mund të zgjasë shumë. Një kriminel zakonisht bën gjithçka që është e mundur për të shmangur pranimin e krimeve të tij”, tha Ammar Belhimer, ministër i Informacionit i Algjerisë.
Siç raporton e përditshmja shtetërore El-Massa, ministri Belhimer po ashtu theksoi se puna dhe komunikimi midis Algjerisë dhe Francës do të vazhdojë për më shumë arritje, më e rëndësishmja prej të cilave, siç tha ai, është “arritja morale”, njohja e krimeve koloniale të Francës”.
Komentet e ministrit algjerian janë reagimi i parë zyrtar dy javë pasi Franca lëshoi një raport mbi kolonizimin e Algjerisë nga vitit 1830 deri në vitin 1962, raport që shkaktoi kritika të gjera në Algjeri për injorimin e “krimeve koloniale”.
Më 20 janar, historiani francez, Benjamin Stora, i dha presidenti francez, Emmanuel Macron, një raport mbi epokën koloniale të Algjerisë. Media franceze citoi Pallatain Elysee duke theksuar se, “Raporti nuk do të thotë marrja e një hapi të faljes ndaj Algjerisë”.
Autoritetet dhe historianët algjerianë thonë se kjo periudhë ishte dëshmitare e vrasjes së pothuajse 5 milionë njerëzve, si dhe fushatave të zhvendosjes, plaçkitjes së pasurisë, si dhe vjedhjes së mijëra dokumenteve dhe objekteve, disa prej të cilave datojnë në epokën Osmane (1515-1830).
Zyrtarët francezë në disa raste përsëritën domosdoshmërinë e kthimit të një faqeje të reje në marrëdhëniet dypalëshe, por Algjeria në mënyrë të përsëritur kërkoi njohjen zyrtare nga Parisi të krimeve koloniale./AA/