Pentagtoni do të vazhdojë të angazhojë 2,300 trupa të Gardës Kombëtare në Uashington, për të mbrojtur ndërtesën e Kongresit amerikan edhe për dy muaj të tjerë.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka miratuar një kërkesë të Policisë së Kongresit për të shtyrë angazhimin e trupave deri më 23 maj, ka njoftuar Pentagoni më 9 mars.
Ky numër është rreth përgjysmë më i vogël sesa 5,200 trupa të Gardës Kombëtare që janë të angazhuara aktualisht në Uashington për të mbrojtur Kongresin.
Pentagoni ka thënë se do të punojë me Policinë e Kongresit në javët në vazhdim “për të zvogëluar gradualisht gjurmët e Gardës Kombëtare, varësisht si janë kushtet”.
Prej 6 janarit, kur mbështetësit e ish-presidentit amerikan Donald Trump kanë sulmuar Kongresin amerikan, trupat e Gardës Kombëtare janë angazhuar në Kongres, për të ruajtur ndërtesën dhe ligjvënësit aty.
Në një raport të hartuar me kërkesë të udhëheqëses së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, është thënë se Policia e Kongresit nuk ka qenë e përgatitur mirë për t’u përballur me turmat më 6 janar./REL