Nga këto pesë kanale e ngushtica varet tregtia botërore, një pengesë do të nënkuptonte katastrofë ekonomike

Ajo çfarë ndodhi javë më parë në Kanalin e Suezit ka treguar se sa shumë varet njerëzimi nga trafiku ujor. Kujtojmë që për një javë anija “Ever Given” mbeti i bllokuar në Kanalin e Suezit, pasi kishte ngecur në mënyrë diagonale – duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike.

Bllokimi i trafikut në disa prej kanaleve apo ngushticave më të rëndësishme, në mënyrë të pashmangshme do të thotë humbje e kohës por edhe e parave.

Kjo nuk do të mund të shmangej, sepse kalimi nëpër rrugë alternative do të nënkuptonte gjithashtu vonesa edhe për të paktën një javë.

Pavarësisht rikthimit të hekurudhave që sot mban primatin sa i përket transportimit të mallrave nëpër tokë, megjithatë transporti detar akoma është me efektiv dhe kosto më të arsyeshme dhe kryeson sa i përket sasisë së mallrave.

Organizata Botërore e Tregtisë thekson se më shumë se 80 për qind e tregtisë botërore zhvillohet me anije. Transporti detar në botë sot varet kryesisht nga pesë kalime kryesore – Kanali i Suezit, Qafa e Ormusit, kalimi i Malajzisë, Kanali i Panamasë dhe Bosfori.

Dhjetë vite ka zgjatur ndërtimi i rrugës më të shkurtër ujore mes Evropës dhe Azisë, me ndërtimin e saj ka udhëhequr francezi Ferdinand Mari de Leseps mes viteve 1859-1869. Ai është 164 kilometra, e me kanalet e tjera shtesë në total është 193.3 kilometra i gjatë.

Sa herë që anijet lëvizin me shpejtë, Kanali i Suezit në mënyrë të pandërprerë zgjerohet dhe bëhet më i thellë. I përshkueshëm është për anije që bartin deri në 240 mijë tonelata. Vitin e kaluar, përmes tij kanë kaluar 19 mijë anije, me një mesatare prej 51.5 në ditë dhe në total prej 1.7 miliardë tonelata mallra.

Kanali i Panamasë gjendet në pjesën më të ngushtë të Amerikës Qendrore, dhe lidh në mënyrë artificiale Oqeanin Atlantik me atë Paqësor – përkatësisht Karaibet me Gjirin e Panamasë.

Edhe këtë kanal e ka ndërtuar De Leseps. Anija e parë që kaloi përmes saj ndodhi në vitin 1914. E gjatë vitit 2015, nëpër kanal kanë kaluar 13.870 anije me një total prej 341 milionë tonelata mallra. Të hyrat nga Kanali i Panamasë janë rritur për 0.7 për qind (nga viti 2000), në 2 miliardë dollarë (2008), derisa sot arkëton rreth tre miliardë.

Ngushtica e Hormuzit është pika më e rëndësishme e transportimit të naftës nëpër botë, ku mbyllja e tij do të nënkuptonte çrregullim në tregun botëror. Fjala është për një kalim detar që lidh Gjirin Persik me atë të Omanit, që shtrihet mes pjesës jugore të Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Se sa ky kalim ka rëndësi gjeostrategjike, që është i gjerë nga 39 deri në 96 kilometra, tregon më së miri fakti që nëpër të kalon rreth 25 për qind e naftës së botës, e cila me tankerë bartet nga Gjiri Persik. Sasitë e naftës janë të jashtëzakonshme, çdo ditë 14 tankerë transportojnë 17 milionë barelë naftë.

Sipas vlerësimeve të ministrisë amerikane të Energjetikës, bëhet fjalë për 35 për qind të naftës botërore që transportohet përmes detit. Tri vite më parë, kjo sasi është rritur në 21 milionë barela në ditë. E duke i marrë parasysh rrethanat, nuk është për t’u habitur se historia ka regjistruar disa konflikte të mëdha në këtë rajon. Lufta e tankerëve mes Irakut dhe Iranit gjatë vitit 1984, operacioni amerikan i vitit 1988, por edhe rrëzimi i aeroplanit iranian, Airbus A300 me 290 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Nuk është më pak i rrezikshëm as kalimi i Malajzisë që gjendet mes Malajzisë dhe Indonezisë, por jo për shkak të raporteve ndërkombëtare të komplikuara – por për piratët. Bëhet fjalë për 830 kilometra gjatësi dhe 215 kilometra gjerësi, e në një hapësirë të caktuar është vetëm 2.8 kilometra i gjerë.

Por pavarësisht kërcënimeve të vazhdueshme të piratëve, vazhdon të mbetet trafiku më i rënduar në botë. Flitet se rreth 25 për qind e tregtisë botërore rrugëve detare kryhet në këtë vend, ku brenda ditës kalojnë rreth 2 mijë anije. Tashmë ka pasur plane për linja të reja për të zvogëluar presionin në këtë kalim, por kjo do të arrihet përmes naftësjellësve dhe gazsjellësve të rinj që janë pjesë e planit të “rrugës së mëndafshtë”.

Në Mesdhe është shumë e rëndësishme Ngushtica e Bosforit e gjatë 31 kilometra, e në disa pjesë deri në 730 metra. Kjo ngushticë është e rëndësishme sepse lidh Detin e Zi me Mesdheun. Brenda një viti përmes ngushticës kalojnë rreth 48 mijë anije, duke u bërë kështu një prej vendeve më të frekuentuara. Është tri herë më i frekuentuar sesa Kanali i Suezit e katër se Kanali i Panamasë.

Leave a Reply