Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një takimi elektoral në Gramsh se Shqipëria ka dalë më e fortë pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019. Kreu i qeverisë deklaroi se mazhoranca socialiste nuk i ka ndarë të dëmtuarit nga tërmeti në të majtë dhe të djathtë. Po ashtu, ai u shpreh se qeveria nuk u dorëzua edhe pas pandemisë që sprovoi sistemet më të zhvilluara shëndetësore në botë.
Kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria është një nga vendet e Ballkanit që ka siguruar vaksinimin masiv dhe falë kësaj, vendi jonë do të jetë një ndër të parët që do të lërë pas pandeminë.
Sipas Ramës, rindërtimin dhe vaksinimin mund ta sigurojë vetëm PS-ja.
“Ne përsëri nuk u dorëzuam edhe pse ai tërmet sprovoi sistemet më të zhvilluara shëndetësore të botës ne ia dolëm ta përballojmë. Ndërkohë ne ia dolëm të sigurojmë vaksinimin masiv të të gjithë popullit në një lagje këtu në mes të Europës pasi BE-ja na la jashtë furnizimit me vaksina të BP. Jemi një nga dy vendet që sot po vaksinon masivisht në Ballkan dhe sot Shqipëria është në fashën më të lartë të klasifikimit për vaksinim, për jetë të shpëtuara, për plagë të shmangura, për numrin e gjyshërve dhe gjysheve që iu është kthyer buzëqeshja. Ne nuk i pamë kush janë gjyshërit e socialistëve dhe demokratëve. Ne i pamë dhe i shohim të gjithë për ditë si gjyshin e gjyshen tonë të secilit prej nesh. Sot ne po ia dalim aty ku pakkush ia besonte siç askush nuk e besonte. Ju kujtohet kur thoshin ku do i gjeni lekët për të bërë që gjithë këto familje të rikthehen në shtëpi, dhe unë thosha do i nxjerr nga fundi i dheut. Kështu mendonin që vaksinat nuk do i siguronim dot. Po kështu ne i siguruar vaksinat dhe falë përpjekjes së madhe, falë përballjes në sy të sfidës falë vullnetit të madh dhe këmbënguljes për të vazhduar të ngjitemi do të jemi nga të parat vende që do ta lemë pas tunelin e pandemisë. Por lufta nuk ka mbaruar. Ne jemi në mes të luftës Ndërkohë që respektojmë fushatën elektorale nuk mund të harrojmë shëndetin e njerëzve, nuk mund të harrojmë që ndërkohë që vaksinojmë të respektojmë rregullat që të mos sabotojmë me duart tona një proces ku tanimë kemi hyrë fuqishëm. U bëj thirrje të gjithëve mos ta harrojnë se këtë luftë po e bën dhe këtë luftë po e fiton, dhe këtë luftë mund dhe do ta fitojë vetëm kjo shumicë qeverisëse. Harrojeni se me ata të tjerët do të vazhdojnë gjërat siç po vazhdojnë në dy frontet. Harrojeni se me ata të tjerët rindërtimi do të kryhet siç po e kryejmë ne dhe do ta kryejmë deri në fund. Harrojeni se me ata të tjerët vaksinimi do të kryhet siç po e kryejmë dhe do ta kryejmë ne deri në fund. Harrojeni se Shqipëria që ne po ndërtojmë me shumë mund, me shumë punë, jo gjithmonë me shpejtësinë që duam, herë-herë dhe duke u rrëzuar, nganjëherë edhe duke gabuar, mund të ndërtohet nga një tjetër forcë. Nuk ka forca tjetër që mund ta bëjë Shqipërinë që und ta bëjë të ardhmen tonë përveç bashkimit i të gjithë shqiptarëve që besojnë tek puna, jo tek llafet. Që besojnë tek mundi, jo tek rruga e shkurtër”, tha Rama. /tvklan.al