Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Ndërsa e cilësoi një fitori të fortë, në mesazhin e urimit, ky grup ka përcjell edhe një mesazh për partitë politike, që të angazhohen në përpjekjet për integrimin.
“Urime për fitoren e fortë në zgjedhje. Partitë të angazhohen në përpjekjet për integrimin.”
Në kohën kur kanë mbetur edhe pak kuti për t’u numëruar, rezulton se PS ka marrë 74 mandate, PD 59, kurse LSI ka siguruar 4.