Analisti Frrok Çupi ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas tij shqiptarët votuan Edi Ramën pasi kërkonin një çati të sigurt mbi kokë.
Ndërsa PD, sipas Çupi në këto zgjedhje ka marrë mandatet humbi LSI.
Kutitë e zgjedhjeve të 25 prillit prodhuan një mandat të tretë për Ramën, duke siguruar po aq mandate sa në viti 2017. Si e lexoni votën e shqiptarëve?
Ata që nuk dinë të lexojnë humbjen, natyrshëm nuk dinë të lexojnë edhe fitoren. Ka disa njerëz që po e lexojnë humbjen si pasojë e disa cicmiceve teknike. Opozita thotë se ‘e humbëm për shkak të koalicionit të munguar’, po këta thonë se ‘na i blenë’; po këta thonë se ‘na prishi punë qeverisa’. Secila prej këtyre arsyetimeve ushqen përgjigjen e pasaktë sikur ‘PS i fitoi zgjedhjet sepse bëri ligjin, bëri kushtetutën, bëri kandidatët…’. Në të gjitha rastet këta harrojnë se ka një popull, se ka një milionë e ca votues që përbëjnë autorin, aktorin, protagonistin dhe përfituesin e fitores së PS. Është shumë e thjeshtë: Votuesit, kur shkuan në votime, bënë dy korsi rruge: Ata që votuan për PS kërkuan një ombrellë dhe një çati të sigurt mbi kokë; ndërsa opozitarët menduan ‘haj mo, rrimë edhe në shi’. Opozita nuk siguronte asnjë garanci shtetërore për popullin; garancinë maksimale mes të dy palëve e siguroi Partia Socialiste, për herë të tretë. Kjo është arsyeja e parë, e dytë dhe e tretë pse PS fitoi zgjedhjet. Jetojmë në shekullin e shoqërisë me shtet, dhe individi kërkon shtet.
Kandidatët për deputetë që nuk morën asnjë votë në zgjedhjet e 25 prillit, Myslim Murrizi befason me reagimin e tij: Më mirë kështu!
Konsiderohet si një ‘bombë’ vitaminash dhe lufton stresin, ky është fruti që duhet të hani çdo ditë
Çfarë po ndodh në selinë blu? Menjëherë pas largimit të shefes së ODHIR, një tjetër ambasador mbërrin në zyrën e Lulzim Bashës
PD si forca kryesore opozitare ndonëse nuk arriti të merrte pushtetin, pati një rritje të ndjeshme, krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Elektorati “shtesë” i saj erdhi nga fryma e krijuar apo mori votat e saj tradicionale të cilat kishin kaluar nga LSI?
Shpesh kemi vënë re nota mëshirimi për PD dhe i kemi thënë se ‘u rrit’. Nuk është e saktë. PD shkoi në veten e saj, te 59-60 deputetë. Ajo mori votuesit që ia kishte huazuar LSI-së në zgjedhjet e kaluara; kaq. Shikoni, LSI kishte 22 deputetë e tani ka 4. PD kishte 43 e tani ka 59. Domethënë se ka marrë 18 nga LSI. 43 plus 18 a bëjnë 61? Që do të thotë afër numrit që mori. Në zgjedhjet e ardhshme 4 deputetët e LSI ndahen mes PD dhe PS. Kaq mbetet PD, kurrë nuk i ka fituar zgjedhjet e vetme.